Ky program tregon si ma e nis me e bo nje program te par ne c++ ,pra per me executu ket program me e bo .exe fajll te duhet nje c++ kompajler siq eshte vizual studio net,po un pash se ka ne forum edhe disa compajlera tjer me te vegjel qe perdoren per c++
//Shtypje e një rreshti nëpërmjet disa instruksioneve
#include <iostream>
int main()
{
cout << “Welcome to C++!n”;
return 0; //tregon se programi mbaroi me sukses
}
paraqet në ekran:
Welcome to C++!
Le të sqarojmë rreshtat e programit:
#include <iostream>
është një preprocessor directive, d.m.th. një mesazh që i jepet parapunuesit të C++. Rreshtat që fillojnë me # përpunohen nga preprocesori para se programi të kompilohet. Ky rresht i posaçëm detyron preprocesorin të përfshijë në program përmbajtjen e skedarit (file) <iostream>. Ky skedar duhet përfshirë për çdo program që paraqet të dhëna në ekran ose merr të dhëna nga tastiera.
int main()
është pjesë e çdo programi në C++. Kllapat pas main tregojnë se ky është një funksion. Programet C/C++ përmbajnë një ose më shumë funksione ku patjetër njeri prej tyre duhet të jetë main. Programi i mësipërm përmban vetëm një funksion. Programet C++ fillojnë me ekzekutimin e funksionit main edhe sikur të mos jetë funksioni i parë në program. Fjala kyçe int në të majtë të main tregon se main “kthen” një vlerë integer (numër i plotë). Më vonë do të sqarohet kuptimi “funksioni kthen një vlerë”, por tani ne në çdo program, para main, duhet të vendosim int.
Kllapa e majtë, { , duhet të fillojë trupin e çdo funksioni. Po kështu një kllapë e djathtë, }, duhet të mbyllë trupin e çdo funksioni.
Rreshti
cout << "Welcome to C++!n";
udhëzon kompjuterin të shtypë në ekran vargun e karaktereve që përfshihen midis apostrofave. I gjithë rreshti quhet instruksion. Pas çdo instruksioni duhet venë pikëpresje. Në C++ hyrja dhe dalja bëhet nëpërmjet një vargu (stream, rrjedhe) karakteresh. Kështu kur ekzekutohet rreshti i mësipërm vargu i karaktereve Welcome to C++ drejtohet drejt daljes, që zakonisht është ekrani.
Operatori << quhet operator i futjes (leximit) të vargjeve të karaktereve, kurse karakteret n nuk shtypen, këto pozicionojnë kursorin në rresht të ri.
Vërejtje
Mos vënia e pikëpresjes në fund të instruksiont shkakton gabim sintakse. Gabim sintakse do të thotë se kompilatori nuk e njeh instruksionin. Gabimi i sintaksës zakonisht shoqërohet me mesazhe që tregojnë vendndodhjen e gabimit dhe ndihmojnë ndreqjen e tij.
Këto gabime quhen gabime të kohës së kompilimit, për t’i dalluar nga gabimet në kohën e ekzekutimit.
return 0;
Vlera 0 tregon se programi përfundoi me sukses. Ai vendoset në fund të çdo funksioni main.
Klapa e djathtë, }, tregon fundin e main.
Welcome to C++! mund të shtypet në disa mënyra. Programet e mëposhtme tregojnë të tjera mënyra.
//A. Shtypja e një rreshti me anë të shumë instruksioneve
#include <iostream>
int main()
{
cout << "Welcome ";
<< "to ";
<< "C++!n";
return 0; // tregon se programi mbaroi me sukses
}
Ekzekutimi i këtij programi shtyp në ekran:
Welcome to C++!
// B.Shtypja e shumë rreshtave me anë të një instruksioni
#include <iostream>
int main( )
{
cout << "WelcomentonnC++!n";
return 0; // tregon se programi mbaroi me sukses
}
Ekzekutimi i këtij programi shtyp në ekran:
Welcome
to
C++!
Vëreni rreshtin bosh midis to dhe C++!
// C.Shtypja e shumë rreshtave me anë të shumë instruksioneve
#include <iostream>
int main( )
{
cout << "Welcomen";
cout << "ton";
cout << "C++!n";
return 0; // tregon se programi mbaroi me sukses
}